Burri vdes pasi macja i kafshoi gishtin, iu infektua gjaku


Një burrë danez, gishti i të cilit u kafshua nga një mace katër vjet më parë, ka vdekur pasi bakteret i infektuan gjakun e tij.Henrik Kriegbaum Plettner adoptoi një mace dhe kotelet e saj nga një strehë në vitin 2018 dhe u kafshua në gishtin tregues pasi u përpoq të lëvizte një nga kotelet.

Ai nuk mendoi asgjë për këtë derisa kuptoi se dora e tij ishte fryrë në dyfishin e madhësisë së saj brenda pak orësh.

Ai thirri një doktor, por iu tha të priste deri të nesërmen, dhe pas një sërë konsultash ai përfundoi në spitalin Kolding të Danimarkës.

Ai u shtrua atje për një muaj, gjatë të cilit iu nënshtrua 15 operacioneve. Por katër muaj pas operacioneve, gishti ende nuk funksiononte siç duhet dhe mjekët vendosën ta amputonin.

Pavarësisht kësaj, gjendja shëndetësore e 33-vjeçarit filloi të përkeqësohej, ndërsa nëna e tij tha për mediat lokale: “Ai kishte shumë luhatje shëndetësore. Ai kishte një sistem imunitar të dobësuar, pneumoni, përdhes dhe diabet.

Macja kishte kafshuar drejt e në një enë gjaku dhe kur një mace kafshon dhe nxjerr dhëmbin e saj dhe bakteret përhapen.”

Infeksionet e indeve në plagët e kafshimit të maces zakonisht shkaktohen nga bakteri patogjen i njohur si Pasteurella multocida.

Në raste të caktuara, kjo ndonjëherë mund të çojë në një infeksion të rrallë bakterial të quajtur fasciit nekrotizues i cili mund të jetë fatal.Meqenëse plaga ishte mbyllur pothuajse menjëherë pasi ai ishte pickuar, bakteret i kishin hyrë në gjak përmes venës dhe kishin qëndruar në trup ku filloi të përhapej.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *