Arbana dhe Zoi shkojnë në shtëpi, Eduarti iu bën surprizën që nuk e prisnin! Oh sa bukur (video)


Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bënë prindër të një vajze dy ditë më parë. Lajmin e ëmbël e shpërndau menjëherë moderatorja e njohur, përmes një postimi në rrjete sociale, teksa nuk e fshehu lumturinë që në jetë erdhi një vajzë, pas dy djemve.

Tashmë duket se gjendja e Arbanës është e mirë, pasi ajo ka lënë më në fund spitalin, për t’iu drejtuar shtëpisë së saj së bashku me Zoi-n dhe t’i bashkohen familjes. Por duket se pas shumë suprizave në spital nga miqtë e saj, edhe bashkëshorti i saj, Eduarti ka menduar ta surprizojë në shtëpi.

Regjisori duket se e ka pritur me shumë dashuri ardhjen në jetë të vajzës, teksa në pritjen e tyre në shtëpi, ai ka vendosur ta zbukurojë me një dekor madhështor.

Përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social, Instagram, Edi zbulon se si duket këndi i shtëpisë që ai ka zbukuruar, i mbushur me tullumbace, lule, si edhe ka një tortë, ndërsa dominon sigurisht ngjyra rozë.

“Welcome home Zoi – Mirësevjen në shtëpi Zoi” – shkruan babi Eduarti, i cili duket se nuk është përmbajtur nga lumturia.

Eduarti dhe Arbana janë prindër edhe të një djali, Diell, i cili erdhi në jetë në vitin 2020, ndërsa Arbana ka edhe një djalë tjetër nga martesa e parë Jon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *