E besoni dot që fustani që ka veshur Arbana sot kushton 18 mijë euro? (foto)


Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të mira shqiptare. Së fundmi, ajo ka marrë një vëmendje të madhe për prezantimin por edhe veshjet e saj kaq shumë të komentuara në “Festivalin e Këngës”.

Natën e parë, moderatorja “rrëmbeu” vëmendjen me veshjen e saj totalisht “pink”. Moderatorja u vesh e gjitha me Valentino dhe veshja e saj i ka kushtuar plot mijera dollarë. Fustani kushtoi 4500 dollarë, getat kushtojnë 300 dollarë dhe këpucët 1200 dollarë.

Por tashmë Arbana pritet që të veshë një tjetër fustan të markës Valentino, që thuhet se kushton plot 18,000 euro.Ky lajm është bërë me dije nga një faqe në Instagram.

Më herët, gjatë një intervistë, prezantuesja e njohur tha se Festivali Kombëtar është më i madh se Eurosongu. Më tej, ajo theksoi se “Festivali i Këngës” është i vetmi festival që ka një orkestër të jashtëzakonshme dhe çdo tingull është live.

“Festivali Kombëtar është më i madh se Eurosongu, vlerat e këtij festivali janë shumë më lartë se një festival po ashtu shumë i mirë si ai Europian. Por ne duhet të ruajmë vlerat që lartëson ky festival dhe t’i kthejmë shkëlqimin që ka pasur ndër vite, pasi po se bëmë ne nuk mund ta ruaj askush tjetër.

Është i vetmi festival që ka një orkestër të jashtëzakonshme dhe çdo tingull është live. Ndërkohë që në Eurosong muzika është playback”, tha më herët Arbana Osmani gjatë një interviste të dhënë pak kohë më pare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *