E gooditi me mjet рrerëѕ dhe i hodhi truрin në Ιumë, νajza ѕhqiрtare рranon νraѕjen e 16-νjeçarit


Detaje trοonditëse dalin në dritë në lidhje me v rasjen e 16-vjeçarit në Tetovë, që thuhet se është vr arë nga e dashura e tij. Zëdhënësi i policisë, Fatmir Rexhepi ka njoftuar se 17-vjeçarja e dyshuar për vraѕsjen e adoleshentit ka pranuar veprën penale, ndërsa është dërguar në paraburgim.

“Lidhur me rastin që ndodhi dje në rrugën drejt “Banjave të Tetovës”, respektivisht në ujërat e lumit “Shkumbin” u gjet i v dekur një 16-vjeçar nga Novo Sella e Zhelinës.

Më herët, Prokuroria e Tetovës tregoi edhe detaje nga ngjarja “Vajza 17 vjeçe me paramendim ka privuar nga jeta një 16 vjeçar. Pas përplasjes verbale në veturë tek vendi i quajtur “Banja” ajo me një mjet të fortë ka goditur të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të rrez ikshme për jetë.

Më pas e ka hedhur në lumin Shkumbin, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit. Prokurori publik deri tek gjykata ka dorëzuar caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike-Tetovë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 dhjetor, në rrugën e Banjës së Tetovës, në periferi të qytetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *