Arbana shkarkon Balinen, kush do të jetë opinionistja e re?


Big Brother Vip do të nisë sezonin e dytë prej orës 21:00 në Top Channel. Moderatorja dhe autorja Arbana Osmani ka folur para fillimit të sezonit të ri.

“Spektakli do të jetë shumë i bukur. Do të ketë surpriza të mëdha nga shtëpia, me ambiente të rinj. Studioja nuk ka ndryshuar, mbetet e shkëlqyer por me më shumë hapësirë. Do të ketë një opinioniste të re”.

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të ‘gozhduar pas ekranit’.

Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, sektori i spektaklit dhe argëtimit është mbuluar më së miri edhe nga “Për’Puthen”, “Më lër të flas”, “S’e luan topi” apo edhe “Dancing ëith The Stars“, që është kthyer në shoë-n më të ndjekur tanimë.

E teksa këtij të fundit është duke iu afruar finalja dalëngadalë, në Top Channel ka nisur prej kohësh puna për edicionin e dytë të “Big Brother VIP 2” dhe sonte pritet të fillojë gjithçka.

Jemi kaq pranë nisjes dhe kurioziteti për banorët dhe opinionistët e këtij edicioni padyshim është shumë i madh. Zëra pranë top Channel konfirmojnë që sonte ka një opinioniste të re, teksa është konfirmuar gjithashtu se Arbër Hajdari është sërish në këtë pozicion.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *