Një Biznismen 60-vjeçar kapet nga Policia me një 14-vjeçare në një moteI në Gjakovë


Një biznesmen 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi është kapur në një m otel me një 14-vjeçare në rajonin e Gjakovës.

“Shneta” ka mësuar nga burime se 60-vjeçari kishte qenë nën përcjellje të Policisë së Kosovës në momentin kur kishte shkuar ta merrte 14-vjeçaren dhe të njëjtën e ka dërguar në një m otel.

Policia kishte intervenuar porsa 60-vjeçari ishte futur brenda dhomës me 14-vjeçaren. Gazeta ka mësuar se bëhet fjalë për një biznesmen nga Gjakova i cili dyshohet se e ka keqpërdorur të m iturën për marrëdh ënie.

I dyshuari ishte kapur në f lagrancë dhe është arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia në raportin 24-orësh.

Policia e ka trajtuar rastin si t rafikim dhe ka njoftuar se janë arrestuar dy persona. “Janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që dyshohet se kanë t rafikuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëra është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *