“E bera për show”, Tea Trifoni flet për lidhjen me Beart Rexhepin


Pas një edicioni mjaft të suksesshëm vitin e kaluar, mbrëmjen e djeshme ka nisur edicioni i dytë i “Big Borther VIP”.

Ky reality show do të jetë me publikun për 100 ditë me plot surpriza, dramë, lojëra, të qeshura dhe lot.

Në puntatën e pare, 15 konkurrentë të njohur janë bërë pjesë e spektaklit duke synuar finalen edhe çmimin e madh. Mirëpo, ende pa nisur mirë, Gara mes njëri-tjetrit është ndjerë që në natën e parë, ku disa banorë janë bërë pjesë e diskutimeve në lidhje me mënyrën e bashkëjetesës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në një diskutim mes Ronaldo Sharkës dhe Tea Trifonit, kjo e fundit është shprehur se do t’ia lejonte vetes të lidhej nëse do ta ndjete brenda shtëpisë së “BBV”. Në vazhdim të diskutimit Ronaldo e ka pyetur Tean nese do te pranonte te lidhej per loje, pergjigja e se ciles na habiti.

“Po për lojë a do pranoje të lidheshe”, e pyeti Ronaldo. “Për lojë? Jo, nuk e bëj më atë gjë unë. E kam ngrënë njëherë atë gjë”, ia ktheu Trifoni.

Diskutimi i plotë.

Zhaklina: Pse atë e bëre për lojë?

Tea: Te “Për’Puthen”? Zhaklina: Po. Nuk kishe asgjë me atë çunin?Apo bëre sikur kishe?

Ronaldo: Zemër më fal a dolën fotot?

Tea: Jo, s’kisha asgjë.

Zhaklina: Unë e mbaj mend që ndodhi diçka që ju bëtë sikur ishit ndarë apo jo?

Tea: Zemra, po flasim për njerëz të ndryshëm më duket. Historia që u shfaq në show ishte e gjitha show.

Zhaklina: A po, tani u kujtova unë që ti ishe me një show dhe pastaj..

Tea: Ne ishin miq, na ecte muhabeti shumë si miq, po kaq.

Më pas Tea ka vijuar diskutimin duke thënë se:

“Isha shumë e re dhe nuk e kuptoja, nuk kisha fare eksperiencë mediatike, nuk e kisha idenë si funksiononte televizioni më thanë bëje këtë dhe e bëra.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *