Salah “bòmbàrdòhet” me komente negative pasi festoi Krishtlindjen: “Ti e tradhtove Islamin”


Ylli i Liverpoolit, futbollisti egjiptian Mohamed Salah, ka uruar ndjekësit e tij në rrjetet sociale për festat e Krishtlindjeve, me një foto familjare, në të cilën ai dhe i zgjedhuri i tij pozojnë me fëmijët e tyre nën pemën e Krishtlindjes. Pak njerëz menduan se kjo foto do të shkaktonte një sërë komentesh, kryesisht negative.

Shumë nga bashkatdhetarët e tij janë të zemëruar dhe të zhgënjyer me këtë veprim të egjiptianit, sepse besojnë se ai ka lënë pas dore rrënjët dhe fenë e tij.

“Njeri, ti e di që kjo është kundër fesë tënde”, “Fakti që ti feston Krishtlindjet do të thotë se beson në Jezu Krishtin”, “Po të mos ishe i pasur dhe i famshëm, nuk do të festonit Krishtlindjet”, “Ti tradhtove Islamin” – ishin vetëm disa nga komente negative për futbollistin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *