“Puthi këmbët e thuaj të hënksha…”/ Arrestohet 22-vjeçari që dhunonte adoleshenten në Durrës, shoqërohet shoqja që e filmonte


Policia e Durrësit ka reaguar pas publikimit të videos skandaloze, ku një djalë dhe mikeshja e tij, shfaqeshin duke bullizuar dhe dhunuar një vajzë tjetër ndërsa filmonin aktin.

Blutë e qytetit bregdetar kanë arrestuar dhunuesin, ku bëhet fjalë për 22-vjeçarin Anxhelo Dollaku, i njohur dhe me emrin Xhekito. Në momentin e kapjes, atij i është gjetur edhe një thikë me vete.

Po ashtu, policia ka shoqëruar edhe dy 17-vjeçaret të përfshira në këtë ngjarje, e dhunua dhe Kiara, shoqja e Anxhelos. Në prani të psikologut, te dyja shtetaset do të intervistohen me qëllim dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Në videon e publikuar nga JOQ, Anxhelo Dollaku shfaqej duke e goditur disa herë vajzën dhe më pas e kërcënon se do të bëjë me të ç’të dojë nëse nuk i bindet atij.

Ai më pas i kërkon që ajo, t’i thotë shoqes së tij Kiarës “të hënksha m***” dhe të ulet në gjunjë t’i puthë këmbët. Ndërsa, Kiara e filmon teksa 17 vjeçarja i puth këmbët.

Reagimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar ditën e djeshme, në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas që bullizonte dhe dhunonte një shtetase të mitur, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas transmetimit të pamjeve filmike në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit që shfaqet në video. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë së Durrësit, shtetasin A. D., 22 vjeç, banues në lagjen nr. 6, Durrës. Në momentin e kapjes, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestuar një mjet prerës (thikë).22-vjeçari ndodhet i shoqëruar dhe po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njëkohësisht, shërbimet e Policisë kanë identifikuar edhe 2 shtetaset e mitura 17-vjeçare, të përfshira në këtë ngjarje, dhe në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit social dhe me psikologun, te dyja shtetaset do të intervistohen me qëllim dokumentimin e plotë të këtij rasti. Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me të mitur dhe çdo paligjshmëri tjetër, si dhe siguron qytetarët se strukturat vendore dhe qendrore të Policisë reagojnë në menyrë të menjëhershme, për të vënë përpara drejtësisë personat e përfshirë në paligjshmëri dhe në krim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *