53-vjeçari që u rrëzua nga shkëmbi duke kullotur bagëtitë në një fshat të Martaneshit nuk e ka fituar dot betejën me jetën ka ndërruar jetë në spital.
Ai fillimisht u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore, por nuk mundi t’u mbijetonte pla gëve të marra.
“Në vijim të informacionit të dhënë më parë ku shtetasi A. B., duke kullotur bagëtitë dyshohet se u rrëzua nga një lartësi shkëmbi, ju informojmë se ky shtetas si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ky nuk është rasti i parë kur barinjtë humbin jetën në krye të detyrës. Ngjarje të tilla fatkeqsisht kanë qenë të shumta vitet e fundit në vendin tonë.
Këta njerëz për bukën e gojës detyrohet të shkojnë në zona të largëta dhe të rrezikshme për të siguruar kullotën e nevojshme për bagëtitë e tyre.
Mungesa e qendrave shëndetësore në zonat e tyre ose më saktë afër zonave ku jetojnë dhe punojnë, e bën shumë herë më të rrezikshme punën e tyre.