Përkrahu Borën Gjatë “BBV”, Trixa “Hakmerret” Publikisht Ndaj Stresit


Në kohën kur Donald Veshaj u lidh me Beatrix Ramosajn brenda spektaklit “Big Brother VIP”, Stresi mbështeti Bora Zemanin, të dashurën e aktorit. Ndërsa Trixën, ai e etiketoi si një vajzë që i merr partnerin shoqes.

“Nuk mund ta gjykoj se çfarë ka bërë Donaldi, po unë gjykoj Trixën shumë. Ky është realiteti shqiptar dhe femrës shqiptare, që bëjnë këto gjeste. Dikur Trixa ka qenë komentuese e fotove, puthjeve të Donaldit.

Ky është një realitet i hidhur i joni që ndodh shpesh. Nuk ka pas të drejtë në atë mënyrë, ishte diçka e shpifur, të puthesh aty para kamerave, nuk kam pse e gjykoj, por Beatrix e ka bastarduar”, u shpreh reperi asokohe.

Mirëpo tashmë që Stresi është pjesë e “Big Brother VIP Kosova “, Trixa i ka ‘kthyer hakun’ me anë të një postimi në Twitter, duke patur ajo mundësinë këtë herë për të komentuar qendrimin e tij në shtëpi.

Këngëtarja ka shkruar emrin e Stresit krahas një emoji që shpreh se i ngjall neveri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *