Çfarë raporti ka Donaldi me djalin e saj? Bora Zemani flet për herë të parë: Ja çfarë thotë Arbori për të


2022 është padyshim viti i Borës dhe Donaldit përsa i përket shoëbizit shqiptar. Çifti ka thyer rekord me sa herë janë përmendur në rrjetet sociale dhe mediat rozë. Por në fund ribashkimi i tyre pas “trios” nga Big Brother ndodhi dhe tashmë situata është qetësuar.

Bora Zemani ka qenë së fundmi e ftuar në “Wake Up” ku ka folur për herë të parë për marrëdhënien e Donaldit me djalin e saj, Arborin që sapo ka festuar 8-vjetorin. “Kanë marrëdhënie shumë të mirë. Thonë që janë shokë të ngushtë. Arbori thotë që Donaldi është shoku im i ngushtë”, shprehet moderatorja.

Jo vetëm kaq por Bora është ndalur tek marrëdhënia e saj me Neda Ballukun. Moderatorja theksoi se me të ka një marrëdhënie shumë të mirë si dhe theksoi se nuk asnjë marrëdhënie të keqe me askënd. Ajo e cilësoi Nedën si “syri i freskët” i programit të dashurisë dhe theksoi se opinionistja di ku të pyesë e të ngacmojë konkurrentët me pyetjet e saj.

Sa i takon karrierës së saj, Bora tha për “Wake Up” se pas “Dancing With The Stars” ka një tjetër projekt në “furrë”. Por moderatorja tha se nuk mund të tregojë më asgjë lidhur me këtë projekt derisa të konkretizohet diçka.

Bora shtoi se për këtë projekt ka diskutuar vetëm me Lori Hoxhën. Më tej, moderatorja nuk ka zbuluar të tjera detaje rreth karrierës por mezi po presim se çfarë do të sjellë në ekran ajo pas përfundimit të “Dancing With The Stars”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *