Fero shpallet në kërkim nga policia


Kosovë- Reperi i njohur Fero shpallet në kërkim nga policia. Shkak është bërë përdorimim i armës së zjarrit.

NJOFTIMI:

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacion Policor Gjilan me datën 28.12.2022 në orët e mbrëmjes ka pranuar në informacion se i dyshuari F.Sh (1994) shtetas i Kosovës me veturën e tij ka shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit dhe po sa ka dalë nga vetura ka shtënë një herë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga kjo e shtënë nuk ka pësuar lëndime trupore askush.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë të cilat kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.I dyshuari ende nuk është takuar dhe është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale, ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ ndërsa rrethanat se si ka ndodhur rasti janë duke u hetuar nga ana e Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *