Kunatat që erdhën nga kurbeti rrihen me ato në atdhe, përfshihen edhe familjarët tjerë


Ndër telashet më të shpeshta në familje, janë ato ku përfshihen kunatat. Mosmarrëveshjet mes tyre shpesh herë përcillen me ofendime, të shαra e kërcëηime, por në shumë raste përshkallëzohen edhe në “pērleshje” fizike ndaj njëra-tjetrës.

Mediat kosovare raportojnë një rast, ku kunatat që ishin kthyer në vendlindje për të kaluar disa ditë pushime, janë konfliktuar duke përdorur edhe duart ndaj kunatave që jetonin në atdhe.

Sipas gazetës “Sinjali” e gjithë ngjarja kishte filluar pas përfundimit të drekës, ku pas një konflikti verbal ato kanë kaluar në duar ndaj njëra-tjetrës, çka ka bërë që të ndërhyjnë edhe anëtarët tjerë të familjes.

Tetë anëtarët e familjes Kqira kanë përfunduar në stacion policor të qytetit nga ku janë marrë në pyetje nga hetuesit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të iniciohet rasti ‘Dhυnë në familje’.

Kjo pra është një nga “dritaret” e pazakonta të emigrantëve që nuk duam të dëgjojmë, kur kthehen në atdhe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *