“Keisi të përgjërohem…”- Pasi zbuloi se ishte me tumor në kokë, Stresi ka një lutje për ish-bashkëshorten: Do jetë pishmani më i madh i jetës! Ma plotëso dëshirën


Reperi Stresi, pasi zbuloi se ish-partnerja e tij ishte diagnostikuar me 2 tumore në kokë, iu është lutur asaj që të shkojë ta takojë në shtëpinë e BBVK.

Ai iu është përgjëruar Keisit, e cila jeton në Kanada, që t’ia plotësojë dëshirën pasi misioni i tij është “të fitojë dashurinë e tij më të madhe”.

“Kjo është aventura më e mirë që kam kaluar në jetën time dhe besoj që do jetë e fundit, por nëse dal do jetë pishman… nëse gjithë kjo shtëpi e madhe “BBVK”, nëse do dal nesër do jetë pishmani i jetës nëse do ma realizojnë ëndrrën time, që bashkëshorten time të ma sjellin këtu.

Keisi të përgjërohem hajde, ma plotëso dëshirën mua dhe të gjithë atyre që ma duan të mirën edhe ik kur të duash. Ky është misioni im, që të fitoj dashurinë time më të madhe të jetës”- u shpreh Stresi.

Pak ditë më parë, Stresi ka rrëfyer se Keisi është diagnostikuar me kancer. Reperi u shpreh se sëmundja që vuan ish-partnerja e tij e “vret çdo natë” dhe se i k mbetur brengë në shpirt.

“7 vite në shtëpi më ka mbajt, me probleme, me të mira. Ekstremisht e fortë, ka dy tumore. Ish-bashkëshortja ka dy tumor në kokë, ngjit me njëri-tjetrin, ajo më vret çdo natë. Ndaj foli për të, më ka mbetur breng në shpirt. I ka dy në kokë ngjitur”, tha ai, duke mos dhënë shumë detaje rreth sëmundjes së saj”, tha ai.

Reperi ka pranuar se e ka tradhtuar ish-gruan e tij dhe kur u nda me të “nëna e tij u coptua”, pasi e donte shumë Keisin.

“Nuk e kam dëgju shumë nanën time. Këtë herë kam hyrë në BBV që ta kem një shans të dytë për jetën time, që nënën time ta gëzoj me të mira, edhe me një nuse të mirë.

Unë kam pasur fatkeqsi shumë të madhe. Kam qenë në një lidhje martesore për 6 vite e gjysmë. Unë rash në dashuri, rash për herë të parë në dashuri, por rash si në humnerë. Nëna më porosiste që duhet ta doja. Kur u ndava me të, nëna ime u coptua komplet. Ajo më ska qenë mirë, sepse nëna e ka dashur shumë ish-bashkëshorten time.Përmes këtij mesazhi kam dasht të kthehem. Edhe nëse sdo të bëhet ajo gjë, unë i kërkoj falje asaj shpirtërisht. Nana më ka msu ndryshe me qenë me femrat. Thjesht nuk jam sill mirë me të, ajo më ka trajtuar mua si mbret, unë nuk arrita ta trajtojë atë si mbretëreshë. Ky është komplet fatal i imi”.

E kam tradhtuar atë. Ajo më fali. Ajo sakrifikoi krejt familjen e saj, la Kanadanë dhe gjithë punën e saj për të jetuar me mua”, u shpreh ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *