VIDEO/ Granit XHAKA shfaqet në lokalin e shqiptarëve në Angli, shpërthen në ovacione kur këndohet për Adem JASHARIN


Granit Xhaka po feston këto ditë festash në Angli dhe nga ana tjetër vijon të jetë mjaft i përqëndruar në Premier League me Arsenalin. Kapiteni i kombëtares së Zvicrës së fundmi ka qenë prezent në “Piano Bar” në Londër, pikërisht aty ku këndohet dhe festohet shqip.

E një luftëtar si Graniti padyshim ka marrë vëmendjen e merituar edhe nga këngëtari. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, këndohet kënga kundër Serbisë, ndërsa në momentin kur përmendet ish komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, Xhaka shpërthen në ovacione duke i emocionuar të gjithë të pranishmit.

Kujtojmë që në kampionatin botëror, mesfushori shqiptar përfaqësonte Zvicrën, por ndaj Serbisë festoi me fanelën e Jasharit si për t’i kujtuar pushtuesve kosovar se ende komandon legjendari Adem. Për më shumë iu ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *