E mban gjithmone te fshehte/ Xhemi Shehu publikon per here te pare foto me bashkeshortin dhe ka 2 fjale


Historia e tyre e dashurisë ka nisur shumë vite më parë, kohë kur Xhemi Shehu ishte ende një 25-vjeçare në hapat e para të karrierës së saj. Por, edhe pse moderatorja e Top Channel është vazhdimisht në qendër të vëmendjes së medieve, bashkëshorti i saj ka mbetur një personazh misterioz, për të cilin publiku nuk di thuajse asgjë.

Por kush është mashkulli që ka bërë për vete një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar? Ai quhet Ervis Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë. Biznesmeni është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat e të njëjtës dorë.

Së fundmi në ndjekës i ka vënë në dukje Xhemit, gjatë një ‘ask me a question’, se nuk flet kurrë për bashkëshortin e saj. Moderatorja i është përgjigjur duke shkruar se ai nuk preferon të jetë një person publik dhe ajo respekton zgjedhjen e tij.

“Nuk ka rrjete sociale, prandaj respektoj zgjedhjen e tij. Gjithsesi është njeri, baba dhe bashkëshort shumë i mirë. Do të ishte gjithmonë zgjedhja ime edhe po të kisha 100 jetë”- shkruan Xhemi krahas fotos së tyre


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *