Hava Maloku, kosovarja e vetme që punon në LinkedIn


Hava Maloku është shqiptarja e vetme që punon në rrjetin më të madh profesional në internet – LinkedIn.
Në një intervistë për KALLXO.com, Maloku rrëfen rrugëtimin e saj nga jeta në Kosovë deri në punësimin e saj në këtë platformë. E lindur dhe rritur në Prishtinë, Maloku pas përfundimit të shkollimit fillor dhe të mesëm, fitoi bursë për studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Maloku është fëmija më i madh nga 6 motra e vëllezër. “Jam rritur në Bregun e Diellit në Prishtinë. Shkollimin fillor e kam përfunduar në shkollën “Ismail Qemali” ndërsa atë të mesëm në gjimnazin “Xhevdet Doda”.
Jam fëmija i madh i një familje të madhe që përbëhet nga 6 fëmijët dhe 2 prindërit që janë me profesion arsimtar të gjuhës dhe letërsisë shqipe”- shtoi ajo.

Maloku ka kryer tre shkallë studimesh në universitete të ndryshme të SHBA-së në degët Biznes e Marketing. “Pas përfundimit të gjimnazit, në vitin 2003, kam fituar një bursë për studime në“Graceland University” që gjendet në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për tri vite kam përfunduar dy drejtime në fakultet: Marrëdhenie të Biznesit dhe Biznes Internacional me orientim në Teknologji Informative”.“Masterin në Biznes dhe Administrim (MBA) e kam përfunduar në “University of San Francisco” në vitin 2008 dhe me të përfunduar kam filluar me punë në San Francisco. Doktoraturën e kam përfunduar në “Golden Gate University” në drejtimin e Marketingut paralelisht edhe gjatë kohës që kam punuar”- shtoi tutje Maloku. Fillimi i karrierës deri tek punësimi në LinkedIn Hava u shpreh se pas përfundimit të studimeve në nivelin Master në vitin 2008 kishte rastisur edhe kriza financiare duke ia ulur kështu mundësitë për punësim. Si shkak i kësaj, Maloku theksoi se iu desh t’i jap karrierës kahje nga financat në marketing dixhital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *