Flori Mumajesi lidhet me ish të dashurën e Getoar Selimit dhe shoqen e Elvana Gjatës që i pëlqen seksi në mbrëmje. Ndahet me gruan e ish ministrit?


Flori Mumajesi, i përfolur disa javë më parë për një lidhje dashurie me gruan e një ish ministri në Tiranë, ka bërë një postim të papritur të natën e ndërrimit të viteve.

Ai ka ndarë në Story një foto në krah të moderatores Liberta Spahiu me të cilën është përfolur për shumë kohë se kanë qenë një lidhje.

Ai ka mbivendosur një këngë e cila nuk përkon me një foto të realizuar së fundmi por me një kujtim.

“Ëndërr nuk të pash, nuk të putha, s’të ledhatova. Nuk po them që s’po më dhemb, nuk po them që të harrova, Larg nga sytë, larg nga zemra….”,thotë teksti i këngës.

Nga ana tjetër moderatorja ka ndarë në profilin e saj një foto ku tregon se ndërrimin e viteve e ka pritur me familjen e saj.

Liberta Spahiu ka qenë e dashura e reperit Getoar Selimi, i cili është martuar me moderatoren Marina Vjollca.

Liberta ka zbuluar se i pëlqen seksi në mbrëmje, se ka dëshirë të ketë një fëmijë dhe që puthjen e parë e ka dhënë në shkollën fillore.

Shoqe e Elvana Gjatës

Deri tani kemi ditur se Liberta Spahiu ishte një nga mikeshat e ngushta të Elvana Gjatës, ish-partneres në muzikë dhe jetë sentimentale të kantautorit Flori Mumajesi.

Dhe vetëm pak muaj pas ndarjes së Florit nga Elvana, ngjarjet ndryshuan komplet rrjedhë. Moderatoren interesante të emisionit “Prive” në “Klan Kosova” e pamë pranë muzikantit më të përfolur këto vite, Mumajesit.

Para më shumë se dy vitesh, Libertën e pamë në rrethin e ngushtë të miqve të Elvanës, pikërisht në darkën që ajo organizoi për mikeshat e saj në inaugurimin e biznesit “Altar”.

Në atë mbrëmje, Elvana tregoi dhe një histori për Florin, duke e konsideruar si ish-bashkëpunëtor. Edhe pse nuk ia përmendi emrin, të gjithë të pranishmit e kuptuan për kë bëhej fjalë.

E në pak kohë, Liberta kaloi në kahun tjetër, duke u afruar me muzikantin Mumajesi, histori që u zbulua nga mediat e Kosovës.

Liberta, e njohur për karakterin e vajzës së fortë dhe me personalitet të veçantë, ia ndryshoi jetën Florit duke e tërhequr pas vetes, aq sa e bëri të linte Tiranën.

Nga kërkimet në “Instagram”, portalet gjetën një fotografi që ndoshta zyrtarizonte marrëdhënien e tyre që në fillimet e njohjes.

Në foton ku shfaqeshin disa nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Florit, siç janë Klajdi Haruni dhe Bruno, u pa bashkë me ta e vetmja vajzë e grupit, pikërisht Liberta Spahiu, e ulur në krah të Florit.

Më pas u fol se pati një krisje mes tyre, për t’u rikthyer sërish në ditën më të veçantë të Libertës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *