Zhdukja e Ervis Martinajt ka qenë kryefjala e aktualitetit gjatë ditëve të fundit. Prokuroria e Laçit e cila po ndjek hetimin e zhdukjes misterioze të bosit lojërave të fatit ka konfirmuar se komunikimi i fundit i Marinajt ka qenë me xhahaxin e tij, përmes aplikacionit “Telegram”.
Mesazhi është dërguar pasditen e 9 Gushtit, nga Martinaj në orën 19:21, duke njoftuar xhaxhain e tij, Rakip Martinaj, me përmbajtjen: “…Kujdes, se mund të ketë kontrolle…”.
Ky mesazh pas 3 minuta është parë nga gruaja e Rakipit, Lavdie Martinaj, e cila është dhe nëna e Brilantit të ekzekutuar në 17 korrik 2022, në masakrën e Fushë-Krujës.
“Ora News” mëson se Lavdie Martinaj në momentin që ka parë mesazhin e mbërritur nga Ervisi, në telefonin e burrit të saj, në orën 19:24 të datës 9 Gusht, ka shkruar: “…A je mirë? Nga kush nga policia apo nga…….”.
Mirëpo pas këtyre mesazheve telefoni i Marinajt nuk ka pasur më asnjë sinjal dhe nuk është dhënë më asnjë përgjigje, gjë e cila solli shqetësim te familjarët e tij të cilët më pas kërkuan dhe ndihmën e autoriteteve.