SKANDAL/ “Wizz Air” e kthen avionin si urban, niset nga Tirana për Londër, por bën një ndalesë në Selanik për të lënë 4 grekë


“Wizz Air” është një ndër kompanitë më problematike të avionëve duke vazhduar skandal pas skandali me torturat ndaj pasagjerëve si me shtyrje me shumë orë deri në anulime të fluturimeve.

Por, së fundmi ka bërë një veprim të paprecedent. Avioni i linjës “WizzAir| në datën 1 janar 2023, me destinacion Londrën, i nisur nga Rinasi, ka bërë një ndalesë në Greqi, pasi në bord ka pasur disa shtetas me pasaportë greke.

Lajmin e bën të ditur gazetari i Arben Manaj, që e ka denoncuar këtë fakt përmes një postimi në rrjetet sociale.

“E pabesueshme! Sot në linjën e Wizzair Tiranë-Londër, avioni në vend që të nisej drejt Londrës, për katër grekë ka fluturuar fillimisht drejt Selanikut, përkundër zemërimit të pasagjerëve! Kjo ndodh vetëm me pasagjerë shqiptarë! Ose kjo është pjesë e Pakos se Madhe për shqiptarët që trajtohen si asnjë komb tjetër! Mirë që s’ka pasur ndonjë pasagjer për Ruanda! A ka shtet që i mbron shqiptarët!?! Une e di përgjigjen! Nëse e dini, ma konfirmoni gjithësesi!” shkruan Manaj i irrituar në rrjetin social facebook.

Por më pas, komentuesit, kanë nxjerrë edhe itinerarin e lëvizjes së avionit. Dhe siç e evidenton njëri prej tyre, me “FlightRadar24” tregohet fare qartë lëvizja e linjave WizzAir në të gjitha ditët. Dhe janë të shënuara me ngjyrë jeshile.

Vetëm për ditën kur avioni ka ndaluar fillimisht në Selanik dhe pastaj është drejtuar në Londër, është me ngjyrë gri, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për këtë lëvizje të paplanifikuar.

“Mos kanë fluturuar off-record këta, se nuk mund të ketë shpjegim tjetër” shkruan një prej komentuesve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *