Einxhel poston video me djalin për herë të parë dhe zbulon emrin që i ka vendosur


Pak ditë më parë u raportua se Einxhel e kishte sjellë në jetë bebushin dhe ajo e Dagz janë bërë prindër.

Einxhel ka vendosur ta konfirmojë lajmin sot në ditën e Krishtlindjeve duke ndarë një video me vogëlushin dhe duke zbuluar se e kanë quajtur Trev.Moderatorja tregon se Trev ka lindur më 12.12.2022. “Kur dashuria merr formen e nje jete te re… FALEMINDERIT ZOT”, shkruan Einxhel.
Einxhel dhe partneri i saj janë njohur në Big Brother VIP Albania dhe dashuria e tyre u kurorëzua me një fëmijë.
Një çift tjetër solid dalë nga ky spektakël është edhe shoku i afërt i dj Dagz me Sarën.
Dashuria e këtyre dy të fundit duket sikur është më personale për çiftin, ata nuk preferojnë të bëjnë bujë me ndienjat e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *