Pas daljes nga shtëpia, Edoni takoi ‘nënën’ e tij, shikoni reagimin “nënë e bir”


Porsa banori i eliminuar i nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, Edoni ka arritur në skenën gjigante të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, ai ka takuar të eliminuarën e javës së kaluar, Shota Baraliun.

Kjo e fundit e ka pyetur Edonin, se pse e kishte nominuar Shotën, pasi që dyshja njiheshin për raportet miqësore brenda shtëpisë së BBVK-së.

“Jam nisur në këtë lojë me qëndrime të drejtpërdrejta, kam dashur të jem shumë i sinqertë në gjykimet e mija dhe fjalët që ti i ke thënë për gjoksin e femrave më janë dukur shumë primitive. Edhe pse të kam dashur shumë dhe jam lidhur me ty, nuk kam mundur pa të nominuar”, ka qenë përgjigja që Edoni, ia ka dhënë Shotës.

Edoni ka vazhduar ta thërrasë Shotën si “nënë”, dhe kjo e fundit atë e ka quajtur “djali im”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *