“Pusho, s’ke turp! Më solle këtu të na shohin të gjithë”/ Premtimi për të lindur një fëmijë fut në shᶒrr motrat binjake: Më ka shkātërruar jetën, po…


Premtimi për të lindur një fëmijë ka futur në sh err dy motra binjake, Luljetën dhe Bukurien të cilat kanë vite që nuk flasin me njëra-tjetrën. Luljeta ka thërritur motrën e saj në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”, pasi sipas saj, Bukuria i ka shkaktuar shumë probleme.

“Kam sjellë motrën time këtu se më ka shk atërruar jetën dhe po më shk atërron edhe tani, po më ndan nga burri”, u shpreh Luljeta.

Por nga ana tjetër Bukuria thotë se e motra është bërë shkak që ajo është ndarë nga e gjithë familja.

“Unë nuk e di pse më ka thirrur motra, e di që më ka thirrur por edhe më ka ndarë me njerëzit e mi, prandaj kam ardhur ta shikoj edhe unë, ta di se pse është hidhëruar me mua se ka vite që s’flet”, tha Bukuria.

Luljeta duke qenë se nuk bënte dot fëmijë, ia ka kërkuar këtë nder motrës së saj e cila ka rënë dakord, por më pas nuk e ka mbajtur premtimin.

Ardit Gjebrea: Bukuria bën një akuzë, thotë, ajo më ka ndarë me gjithë familjen. Ti e ke ndarë me gjithë familjen Bukurien?

Luljeta: Ajo është ndarë vetë nuk e kam ndarë unë nga familja, ka qenë një premtim që ma ka bërë ajo dhe nuk e ka plotësuar, kështu që ka ndarë veten ajo nga familja.

Bukuria: Zonja Eni unë nuk e di se përse më ka sjellë motra këtu.

Ardit Gjebrea: Sa vite keni pa folur?

Bukuria: Nuk i mbaj mend vitet tamam, por nuk e di pse më ka sjellë, më ka ndarë edhe me njerëzit e mi. Jam fillikate vetëm me fëmijët e mi.

Luljeta: Shko atje ulu, se e di ti shumë mirë pse të kam sjellë këtu.

Bukuria: Mos të hiqet si e pafajshme se ka faj sa të duash edhe ajo. Ajo i ka të gjithë pas vetes, kurse unë..

Luljeta: Po pse kanë ardhur të gjithë pas meje? Duhet ta dish shumë mirë se pse kanë ardhur të gjithë pas meje, se kam të drejtë.

Bukuria: Pusho! Qepe se më ke sjellë këtu! Ne mund ta zgjidhnim shumë mirë këtë. Pse më ke sjellë këtu? Nuk ke turp! Ne kishim ku t’i zgjidhnim këto, jo këtu të na shikojnë të gjithë. Të rri unë e vetme, vetëm me fëmijët e mi. Çfarë faji kam bërë unë?

Në seancën e ndërmjetësimit ka marrë pjesë edhe bashkëshorti i Luljetës, i cili ko nfliktohet me Bukurien duke i thënë se ajo i ka mbajtur me gënjeshtra.

Bukuria: Po çfarë premtimi thua o motër, sikur kam gjë në dorë vetë unë?! Çfarë jam unë, fabrikë?

Fatmir: Ajo na ka premtuar ne.

Bukuria: Pusho ti mbylle gojën mos ndërhy ti fare.

Fatmir:Ti na ke premtuar ne dhe na ke mbajtur me gënjeshtra. Prandaj përballu aty çfarë të thotë ajo.

Bukuria: Ti ke një tufë nga njerëzit e tu, s’ke punë fare. Edhe kjo plot njerëz të tjerë ka, pse pikërisht te unë?!

Luljeta tregon se mungesën e një fëmije ajo e ka vuajtur gjithmonë sidomos nga njerëzit e bashkëshortit.

Luljeta: Ka punë se po shkojmë drejt ndarjes, mirë që nuk kemi pasur dhe kemi vuajtur një jetë. Nga njerëzit e tij, gjithmonë më kanë shkelur me këmbë se i thoshin “ç’e do atë shterpë në shtëpi, kot?”

Bukuria: Njeriu kur e kupton që nuk po bëhej gjë duhet të vije të thonë, motër si është halli?

Eni Çobani: Kush të drejtohej me këtë gjuhë Luljeta?

Luljeta: Atë e ke pak ti.

Eni Çobani: I ke premtuar apo s’i ke premtuar?

Bukuria: Zonja Eni ai ka qenë një premtim kështu, po e bëra mirë, po s’e bëra mirë. Unë nuk kam gjë në dorë vetë, nuk jam fabrikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *