Arrestimi i Andrew Tate për trafik të qenieve njerëzore/ Publikohen mesazhet tronditëse, ja si i kërcënonte vajzat për të mos u larguar nga banesa e tij (FOTO)


Pas arrestimit të Andrew Tate nën akuzën e trafikut të vajzave dhe shfrytëzimit për materiale pornografike, mediat kanë publikuar disa mesazhe nga Whatsapp-i i influencuesit.

Sipas mesazheve të publikuara, pretendohet se Andrew Tate ka kërcënuar një prej vajzave që të mos dilte nga shtëpia e tij në Rumani e pashoqëruar.

Në një prej mesazheve të publikuara, një prej vajzave i lutej Andrew Tate që të largohej, ndërsa ky i fundit shkruan se ajo duhet të dalë e shoqëruar nga punonjësit e tij më të besuar.

Vajza (e paidentifikuar): Pse je kaq i ftohtë me mua?

Tate: Të thash që të mos dalësh nga shtëpia pa më thënë mua. As në qendër tregtare, as në market, në asnjë vend nuk do shkosh që sot e tutje pa më lajmëruar.

Vajza: Të thashë që dua të dal e vetme.

Ndërsa në një mesazh tjetër të publikuar, një tjetër vajzë e pyet Andrew Tate nëse ai e drejton “aktivitetin” në Rumani, teksa ai e pohon.

Vajza: Kam dëgjuar se ti e drejton biznesin e Only Fans dhe reklamimit të vajzave në TikTok?

Tate: Tristani (vëllai) dhe Georgiana (punonjëse) e menaxhojnë këtë biznes, por unë i drejtoj ata.

Andrew dhe Tristan Tate u arrestuan muajin e kaluar në Rumani pasi akuzohen për trafikimin dhe shfrytëzimin e vajzave të reja për publikimin e materialeve pornografike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *