Nuk e dinte as produksioni, Luizi i rrëfen Kiarës sëmundjen e rrallë nga e cila po vuan


Luizi dhe Kiara kanë qëndruar së bashku në oborr ku kanë biseduar me njëri tjetrin. Në një moment, këngëtari i ka rrëfyer moderatores se vuan nga një sëmundje e rrallë.

Mirëpo, Kiara është shfaqur menjëherë e shqetësuar.Jo vetëm kaq por ajo e ka pyetur nëse sëmundja që ai ka është e shërueshme.
Luizi: Thonë që është sëmundje e rrallë, 11 klinika janë në botë për këtë. Njëra që jam interesuar ishte e zënë deri në gusht…

Kiara: Nuk kam fjalë! Nëse do ishim bashkë, kurrë s’do të lija në balt…

Në javën e parë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli u duk se ishin shumë miq me njëri-tjetrin. Madje aktorja mori edhe rolin e “shkuesit” në marrëdhënien e tij me Kiara Titon.

Por, nuk vonoi shumë dhe Luizi dhe Olta u bënë “armiq” me njëri-tjetrin. Ky raport i prishur midis tyre, vendosi mes dy zjarresh blogeren.

Kiara është edhe shoqe me Oltën edhe me Luizin.
E pyetur nëse ajo e konsideron veten midis dy zjarresh në këtë situatë, Kiara Tito u shpreh:

“Momenti i parë që unë kam hyrë këtu personi që jam afruar me energji ka qenë vetëm Olta. Më është dukur sikur e njoh. Derisa na u bashkua dhe Luizi.

Derisa ndodhi një keqkuptim midis tyre. Nuk dua të them mbaj anën e njërit ose tjetrit. Nuk do të doja të ishte kështu.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *