Shkoi të mblidhte boronica në bjeshkë, zhduket 23-vjeçari, familjarët të alarmuar kërkojnë ndihmë (Emri)


23-vjeçari Meledin Adili u denoncua i zhdukur ditë ne sotme nga familjarët e tij në fshatin Borje, Kukës, pasi kishte shkuar në Bjeshkë por nuk u kthye më.

 

 

Të afërmit e të riut kanë deklaruar se 23-vjeçari ka shkuar në Bjeshkë ditën e djeshme për të mbledhur boronica dhe që atëherë nuk është kthyer më në shtëpi.

Pas denoncimit të humbje së tij nga familjarët, ka filluar puna për gjetjen e 23-vjeçarit nga ana e Policisë në bashkëpunim me Policinë Kufitare. Aktualisht, i riu po kërkohet në Bjeshkët e Sharrit, të komunës Dragash, pasi dyshohet se është zhdukur në Kosovë.

 

 

Vullnet Beluli, i afërm i 23-vjeçarit ka bërë apel për ndihmë që të nisin kërkimet me dron, qen kufiri apo dhe helikopter, sepse sipas tij territori në Bjeshkë është shumë i vështirë dhe kjo u vështirëson edhe kërkimet.

“Kemi filluar kërkimet që në orën 17. Moti ka qenë me vetëtima, ne u larguam se moti ishte shumë i keq, kemi nisur kërkimet në orën 4 të mëngjesit, pas 10 orëve kërkim nuk kemi gjetur gjë, duhet ndërhyrje ju lutem nga shtetit, ju lutem ju përgjërohem, se është një djalë i ri 23-vjeç, llogariteni sikur është fëmija e një deputeti, edhe pse ne jemi fukarenj dhe dilnim dhe mbledhim boronica.

 

 

Sado ta njohësh rrugën, humbet, ka shkëmbinj të mëdhenj, ka humnera, kemi kërkuar ndihmën e autoriteteve, deri tani kërkimet e policisë, në këtë zonë duhet të kërkojnë në bjeshkën e Brodit, Kazanet e Brodit, bjeshka është e pafundme.

Ai ka numër telefoni, nuk i shkon zilja, si mund ta gjejnë me GPS, ai ka dalë për copë buke.

Policia e Kosovës ka ndërhyrë me makina, po me makina nuk lëvizet, se duhet ecur me këmbë, bjeshka është e rrezikshme nuk shihet njeriu me njeriun, prej mjegullës.

Edhe në korrik është moti i paqëndrueshëm, është lartësi mbi 1600 metra”, tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *