(Video) Dalin pamjet dhe rrëfimi i viteve më parë, ja çfarë éperacioni ka bërë Luizi: Humba 8 kilogramë për 5 ditë


“I sëmurë me tu mor? Ai apo shoku?!” Me deklaratat e tij kontradiktore, ku një herë thoshte se kishte treguar historinë e një shoku e më pas kishte fr ikë se ai ishte sëmurë, këngëtari shkodran Luiz Ejlli konfuzoi të gjithë ata që ndoqën mbrëmë emisionin “Big Brother Vip”.

E jo vetëm. Menjëherë pas kësaj nëpër rrjetet sociale nisi të qarkullojë një video sekuencë e shkëputur nga emisioni “Diag nozë” i transmetuar 5 vite më parë në RTV Ora dhe publikuar në kanalin e youtube RTV Ora ku Luiz Ejlli tregon sesi një kontroll i rastësishëm çoi më pas në realizimin e një ndërhyrjeje kirurgj ikale.

Në shumë adresa që është shpërndarë kjo video lihet të kuptohet se Luizi ka bërë ndërhyrje për sëmundjen për të cilën mori qendrën e vëmendjes mbrëmë por kjo nuk është e vërteta.

E vërteta është që flitet për një ndërhyrje tjetër kirur gjikale jo të rrezi kshme për jetën.

Por ajo çfarë është e ngjashme është historia e shokut. Edhe në historinë e treguar 5 vite më parë Luisi thotë se ishte një shok që e nxiti kontrollin mjekësor që u pasua me një ndërhyrje të detyruar kir urgjikale.

Ja çfarë deklaronte në videon e publikuar më 16 dhjetor 2017

“Rastësisht në korrik të këtij viti shkova të bëja një kontroll dhe më pas rezultoi që më duhej të bëja një ndërhyrje. S’po ju them çfarë doli, e si doli, por duhej bërë ndërhyrja. Si e mora vesh? Rastësi. Kur shkon me një shok shkon të bësh një kontroll të shoh ku jam. Shkuam duke qeshur, dhe shkëmbyer batutat se ne çojmë makinën një herë në 3 muaj ndërsa veten nuk e çojmë një herë në 10 vite”

Gjatë bisedës pranon mungesën e kulturës së kontrolleve mjekësore tek shqiptarët dhe jep madje dhe këshillat e duhura

“Duhet të shkosh të kontrollohesh. Mund të mendosh se je shëndosh. Por s’ka gjë ik kontrollu dhe të garantoj se e bën gjumin të qetë.

Pyetjes së gazetares e ke përjetuar atë moment delikat të shëndetit tënd?

Luiz Ejlli iu përgjigj: Kam rënë 8 kile për 5 ditë nga stresi. Kur është puna për shëndetin të gjithë frikësohen”

Pas këtij momenti Luisi tregon se bënte vizita periodike mjekësore.

“Unë e pësova për fajin tim, që mund të eliminohej me një gotë ujë e disa ilaçe” . Madje në fund të emisionit “Diagnozë” të 16 dhjetorit 2017 këngëtari shkodran falenderon dhe mjekun që i ka qëndruar pranë.

Edhe mbrëmë gjatë emisionit u bë e ditur që Luizi i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kiru rgjikale disa vite më përpara por që nuk kishte lidhje me sëmundjen që kishte folur brenda shtëpisë së BBV.

Analizat që u bënë mbrëmë dhe përgjigjet u morën po mbrëmë në qendrën spitalore “Shefqet Ndroqi” rezulton se parametrat e tij shëndetësore janë të mira dhe ai iu rikthye lojës, ndërkohë që emri i tij dhe loja është kthyer në kryetemë të debateve dhe algoritmit të rrjeteve sociale./


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *