Çfarë lidhje ka Olldashi me Vis Martinaj? Habit Alfred Cako: Të dy janë eleminuar për llogari të….


Konspiracionisti i njohur Alfred Cako ka dhënë mendimin e tij për fatin e të shumë-kërkuarit Ervis Martinaj, i cili prej disa muajsh tashmë është shpallur i zhdukur.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Cako thotë se Martinaj mund të jetë eIeminuar nga shërbimet sekrete të huaja që punojnë për llogari të George Soros. Sipas tij, një prej arsyeve është se Martinaj nuk paguante shumë taksa.

“Me një analizë timen që bëj unë. Them që të paktën në dy vrasje kanë marrë pjesë shërbimet sekrete të huaja, të cilat punojnë për llogari të George Soros. Pse do thoni ju, kush janë këta? Janë Kol Olldashi dhe Vis Martinaj.

Janë dy sektorë që elita e Sorosit nuk të lejon të mos paguash taksa dhe ta kalosh me një pagesë shtetërore, 10 apo 7% të të ardhurave. Në vende që kontrollohen ngfa Killluminati, ata duhet të paguajnë të paktën 35, 40 përqind të të ardhurave”, thotë ndër të tjera Cako.

Kujtojmë se Cako ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij kontraverse, të bazuara në teori ekzotike konspiracioniste, të cilat bien në kategorinë e të ashtuquajturave “fake news”. Kjo deklaratë është cituar nga Alfred Cako por nuk është fakt por një mendim individual i gazetarit.

Së fundmi ai ka deklaruar se personi që go diti Sali Berishën me grusht në protestë, komandohej me telekomandë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *