“Përgjithmonë Xhulia” (1989), serial televiziv italian, u transmetua në Shqipëri fillim të viteve ’90 dhe u kthye në fiksimin e kujtdo. Edhe unë, lindur në vitet ’90, kam dëgjuar për “Përgjithmonë Xhulia”. Kush ka nevojë për një freskim të memories, gjen fabulën në fund të artikullit.
Xhulia u kthye në ikonë në Shqipëri tridhjetë vite më parë dhe një prej fansave të saj arriti të bëjë një foto me të.
Tahnee është 60 vjeçe, edhe pse nuk duket. Nuk dihet shumë për jetën e saj personale. Ajo u martua vetëm një herë me aktorin Jared Harris, në vitin 1991. Martesa e tyre përfundoi në divorc pas pesë vitesh. Ajo nuk ka asnjë fëmijë. Tahnee donte të bëhej e famshme si e ëma, por nuk ishte e lumtur si e bija e një ylli botëror.
“Përgjithmonë Xhulia” (1989): Ngjarjet ndodhin në Italinë e viteve 1940. Carmen de Blasco, e martuar me një fashist, bie në dashuri me një mik të babait, me p artizanin e ri Armando Zani. Në fund të l uftës, Carmen sjell në jetë vajzën e tyre, Xhulia, e sërish vendos të kthehet te bashkëshorti. Dy dekada më vonë, Xhulia bie në dashuri me studentin Ermes Corsini e pavarësisht kësaj, ai vendos të martohet me trashëgimtaren e pasur e egoiste, Marta Montini.
Vite dhe një martesë e dështuar më vonë, Xhulia ribashkohet me dashurinë e jetës. Ermes është i lodhur nga Marta, kështu që nis një lidhje jashtëmartësore me Xhulian. Një ditë, ajo dia gnostikohet me një sëmundje të tmer rshme…