Burri lë gruan ditën e dasmës, ajo nuk donte që nëna e tij të ulej në të njëjtën tavolinë ku ishte ulur ajo


Të kesh një nënë është si të kesh gjithmonë në dorë një batanije që të ngroh, një çadër për shiun, bukë kur ke uri, ilaç për kur je i sëmurë.

Kjo histori fillon me dy persona që martohen. Për këtë arsye ata kanë ftuar në dasmë miqtë dhe familjarët të cilët kanë dashur të festojnë momentin e tyre të lumturisë.

Gjatë ceremonisë, dhëndri i kërkoi nënës së tij të moshuar që të ulej pranë tavolinës ku ishte edhe nusja e tij. Por nusja nuk e ka pritur mirë këtë propozim dhe me një gjest zhgënjimi ka dalë nga dhoma.
Një moment më vonë ajo thirri dhëndrin mënjanë dhe i tha: “Pse e bëre këtë? Nëna jote të ulet në një vend tjetër, kjo tryezë ishte e rezervuar vetëm për ne të dy!”
Burri, i hutuar nga këto fjalë, u përgjigj: “Por çfarë po më thua? Ajo eshte nëna ime. Kam jetuar shumë momente lumturie me të, dua që edhe ajo ta jetojë këtë pranë meje”.Por nusja nuk donte të dëgjonte arsye. Burri, i zemëruar, shkoi drejt të ftuarve dhe tha: “Po shes nënën time! Nëse dikush është i interesuar ta blejë, ju lutemi të bëjë përpara! Po e nxjerr në shitje se mesa duket gruaja ime nuk e do pranë tavolinës sonë!”.
Të ftuarit u hutuan nga kjo deklaratë por dhëndri në fund u tha atyre: “Epo, meqë askush nuk është i interesuar ta blejë, po e ble vet! Dhe e dini pse? Sepse e dua dhe është njeriu më i rëndësishëm i jetës time.”
Burri mori për dore nënën e tij dhe doli nga salla. Çfarë bëri ky njeri për nënën e tij është një akt guximi dhe respekti të madh, sepse pati guximin të zgjidhte nënën e tij në vend të dikujt që nuk do t’i jepte kurrë vlerën që meritonte.
Në të vërtetë, nuk është e lehtë të shpjegohet me fjalë dashuria që ekziston midis një nëne dhe fëmijëve të saj. Dashuria e nënës është përgjithmonë dhe kush ka turp ta pranojë, është shpesh i aftë për ta braktisur nënën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *