La dy fëmijë me ish gruan për Beniadën? Zbulohet e shkuara e vellait te Arber Hajdarit


Ditët e fundit, gjithandej në rrjet po përflitet për çiftin më të ri të mundshëm të shoëbizit shqiptar. Bëhet fjalë për Beniada Nishanin dhe Blerti Hajdarit. Ky i fundit po identifikohet më shumë si vëllai i Arbër Hajdarit duke qenë se është më popullor për publikun.

Për Blert Hajdarin kanë dëgjuar më shumë shikuesit e emisionit “Procesi Sportiv” ku ai është prej kohësh si opinionist, pikërisht edhe emisioni që i solli Beniadën, si kolege, por jo vetëm kaq.

32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë. Ai e mbylli karrierën si sportist për shkak të një dëmtimi. Por në SHBA, ish-futbollisti la pas më shumë sesa karrierën. Sipas Panorama Plus Blerti është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka pasur në New York.

Por teksa gjërat nuk kanë funksionuar më me partneren e tij, Blerti është rikthyer në Tiranë, për të qenë sërish pranë familjes së tij, ndonëse larg fëmijëve. Përsa i përket daljes së tyre bashkë në publik, në një nga eventet në Tiranë, nuk ka reaguar as Beniada e as Blerti./albeu.com/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *