Zhdukja Ervis Martinajt: Ish polici Jeton Lami nuk pranon të flasë, familjarëve të tij u afrohet mbrojtje nga shteti


Burimet e policisë, thanë se nga ana e familjarëve nuk është shprehur shqetësim nëse i shqetëson diçka apo i druhen dikujt. Hetuesit kanë kryer edhe kontroll të banesës e ish-efektivit por nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë send të kundërligjshëm.

Jeton Lami aktualisht po mbahet në burgun e Shënkollit në Lezhë ku sipas gjykatës, duhet të qëndrojë deri në fund të hetimeve. Deri në këtë fazë hetimi prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas burimeve policia kriminale disponon video ku shihet Jeton Lami së bashku me shumë të kërkurin Ervis Martinaj dhe një femër në hollin e hotelit.

Kjo kamera i ka shërbyer policisë për të faktuar edhe lidhjet që dyshohet se ish efektivi i policisë Jeton Lami ka me Martinaj. Megjithatë hetuesit kanë kërkuar të mësojnë më shumë për bashkëpunimin e mundshëm të personit në kërkim me strukturat e policisë, por efektivi i arrestuar së paku deri tani nuk ka pranuar të japë shpjegime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *