Krenari! Njihuni me vajzën shqiptare që ia ka dalë të jetë një ndër avokatet më të mira në Angli


E lindur në Tiranë, ish nxënëse e gjimnazit “Sami Frashëri, ish studente e Fakultetit Juridik UT, dikur shkruante poezi në adoleshencë sot një nga avokatet më të mira në Britaninë e Madhe.

Me 15 vjet karrierë si juriste në koorporata të njohura ndërkombëtare e më pas avokate në mjaft çështje delikate e të bujshme sot paraqitet si një nga mbrojtëset më të mira të të drejtave të njeriut dhe së fundmi është përzgjedhur edhe avokate pranë Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën me qendër në Hagë.

Zonja Mahmutaj është martuar me James Hayton djalin e gazetarit të njohur të BBC-së Philip Hayton, nënë e një djali.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare ajo shprehet se përfshirja në listën e avokatëve të mbrojtjes në Gjykatën Speciale të Kosovës është një privilegj profesional dhe historik.

“Është një mundësi për të kontribuuar me përvojën time prej më shumë se një dekadë si avokate në Britaninë e Madhe dhe forumet ndërkombëtare të ndërthurur me njohjen e mëtejshme të çështjes së Kosovës, jo vetëm si shqiptare, por edhe si studiuese e të drejtës ndërkombëtare”, shprehet ajo.

Mahmutaj thekson se, “sipas rregullave të kësaj gjykate, është parakusht që avokatët që mund të paraqiten përpara kësaj gjykate të jenë pranuar në Listën e Avokatëve pas një procesi aplikimi dhe përzgjedhjeje. Kjo vlen si për avokatët që angazhohen drejtpërdrejtë nga palët ashtu sikurse ata që emërohen nga gjykata. Pranimi në këtë listë është hapi i parë i domosdoshëm për të marrë pjesë në një proces të rëndësishëm në jetën ligjore dhe politike të Kosovës”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *