Fenomeni i momentit është padyshim Luizi. Nga një këngëtar i harruar i skenës shqiptare, Luizi është kthyer në një afeksion për një pjesë të mirë të publikut e madje edhe një pjese të mirë të personazheve publik të cilët kanë shfaqur publikisht mbështetjen.
Mes tyre edhe spikerja e RTSH, Eri Muco. Madje së fundi ajo ka bërë një video, ku hap edicionin informativ me mbështetjen e saj për Luizin.
“Para se të filloj këtë ditar, doja t’ju thoja se unë jam me Luizin. Dhe nëse do të martohem bashkeshorti im i ardhsshëm duhet të jetë si Luizi”.
Këtë video spikerja e RTSH-së, e ka shpërndarë edhe vetë në rrjetet e saj sociale.
Sot gjithashtu Luizi u shfaq atje ku s’ta pret mendja. Në stadiumin “Arena Egnatia” ishte një pankartë në mbështetje të këngëtarit Luiz Ejlli. Ai është banor i BBV dhe një ndër më të preferuarit të publikut.
Pas polemikave të shkaktuara në rrjet mbështetja për të, është treguar edhe gjatë kësaj sfide. Në pankartë shkruhej: Ti je Luani! Kujtojmë se Luiz Ejlli gënjeu Kiarën për shëndetin e tij dhe kjo gënjeshtër po i vlerësohet si forcë nga pjesë e publikut.