‘Nuk të njoh më për djalë’: Familja e Luizit reagon pas lajmit që mori dhenë


Familjarët e Luiz Ejllit kanë reaguar për disa pretendime nëpër portale – ku thuhej se nëna nuk e mbështeste konkurrentin e “Big Brother VIP Albania” – dhe i konsideruan ato lajme të rreme.

Nëpër disa portale, u pretendua se produksioni i “Big Brother VIP Albania” është përpjekur të kontaktojë me të ëmën e Luizit, e cila, sipas tyre, është përgjigjur duke thënë, “Nuk dua të komentoj, nuk e njoh më për djalë”.

Në një reagim në Instagram, familjarët shkruajnë: “Portalet që shkruajnë sikur Luizi nuk flet me familjen e tij, janë trillime dhe shpifje shumë të ulëta për të përfituar në kurrizin e tij. Këto janë lajme të rreme vetëm si e si të bëhet lajm.”

“Urojmë të kemi mirëkuptimin tuaj dhe të shkruani për atë që Luizi po jep në BBV, jo duke përfshirë njerëz të tjerë që janë jashtë shtëpisë së Big Brother VIP!” shtojnë ata.

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Meridian Ramçaj, njëkohësisht edhe mik i Luiz Ejllit, ka folur për gjendjen e tij.Në një intervistë për “Ftesë në pesë”, Meridiani u shpreh: “Unë di të them diçka, që ai njeriu aty brenda, unë kam vite që e kam shok, mbart diçka shumë të madhe brenda vetes së tij, që ka vendosur ndoshta, në një mënyrë ose në një tjetër, të mos e thotë ashtu siç është.” – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *