I doli lidhja me djalin e milionerit! Miku i ngushte i Kiares zbulon te verteten: Kam nje vit qe e


Kiara Tito ka qenë qendra e mediave 24 orët e fundit. Sikur mos të mjaftonin dinamikat në “Big Brother VIP” në media ka qarkulluar lajmi se ajo ka një lidhje jashtë.

Vetë moderatorja ka deklaruar se është beqare dhe nuk e ka përjashtuar se mund të nis një lidhje në reality-show. Por, ishte gazetarja Desara Karaiskaj ajo që para disa ditësh deklaroi se “Kiara e ka mendjen tek ai që ka përjashtë”, duke ngritur dyshime se është në lidhje Sakaq, ‘TiranaWeb’ raportoi se bëhet fjalë për Roni Kokën (Renald Koka), djalin e biznesmenit Leonard (Nari) Koka.

Roni më parë ka punuar në Kabinetin e Kryeministrit Edi Rama. Po, e njëjta media shkruan se çifti ka një lidhje në harmoni të plotë dhe serioze, edhe pse i kanë shmangur postimet publike së bashku.

Lidhur me këtë ka reaguar së fundmi një nga miqtë më të mirë të Kiarës, stilisti Niko Komani. I ftuar në Fan Club ai tha se Kiara është beqare dhe shtoi se emra të tjerë do lidhen në të ardhmen me Kiarën sepse ajo është qendra e vëmendjes.

“Ne jemi 12 muaj me të, dhe nuk e di ku i del koha Kiarës për lidhje që i mban sekret dhe nuk na i tregon ne. Nuk habitem, pres emra të tjerë të dalin sepse Kiara është qendra e vëmendjes tani”- tha ai mes të tjerash.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *