Luiz Ejlli jashtë shtëpisë na qenka i martuar dhe paska 3 kalamaj


Pas debatit gjatë mbrëmjes së spektaklit, Kejvina duket se e ka fokusuar të gjithë vëmendjen e lojës së saj tek Luizi.

Teksa bisedonte me Amosin, ajo thotë se këngëtari shkodran ka në natyrë manipulimin dhe gënjeshtrën.Amos: Ai gënjeu një Shqipëri të tërë!

Kejvina: Unë mendoj që ai është i lindur kështu! Mos u habisni po u doli martuar, mbajeni mend!Amosi: Dhe me 3 kalamaj… Kejvina dhe Luizi debatuan ashpër mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit.

“Të arrijë deri në këtë pikë nuk meriton as të marrë frymë. Ky është shembulli më i keq i shoqërisë. Nëse kjo situatë tejkalohet unë urgjent me keqardhjen më të madhe largohen nga emisioni direkte. Të më vijë një copë njeri me dy sy këtu, nuk më intereson fare”, u shpreh Kejvina.

Nga ana tjetër Luizi shpjegoi arsyen e këtij reagimi për shkak të shpërthimeve të herëpashershme të modeles në drejtim të tij.

“Që kur kemi filluar Kejvina është e vetmja që shpërt ente ndaj meje, duke i parë këto, nuk ja kam kthyer asnjëherë. Tani e mbushi kupën, se flet kudo. Ajo që them është kjo. Ajo tha ai vjen për të qep a për të shkepur, i thashë varet a je e qepur ti”, tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *