Loti rrëke! Djemtë e Big Brother imitojnë vajzat, Luizi si Efi, ndërsa Maestro si Tea (video)


Djemve të Big Brother VIP u është caktuar një sfidë, të imitojnë vajzat e shtëpisë. Vajzat menjëherë kanë transformuar djemtë duke i lyer e veshur si vetja.

Në vazhdën e provave për tolerancën dhe respektin reciprok, Vëllai i Madh caktoi një sfidë për banorët e shtëpisë, më në veçanti për djemtë.Përmes një shorti me gogla, djemtë zgjodhën emrin e një vajze, në mënyrë rastësore dhe kishin për detyrë ta imitonin atë.

Imitimi konsistonte në, sjelljen e vajzës së përzgjedhur, veshjen dhe make up-in që ajo bën. Pra djemtë duhet të bëjnë make-up dhe të veshin rrobat e vajzës që kanë përzgjedhur.

Luizi duhet të kopjojë Efin, Maestro Tean, Amos Dean, Eni Diolën, Bjordi Dean, Kristi Oltën dhe Ronaldo Nitën.Banorët e kanë marrë me të qeshur sfidën duke sjellë humor e batuta.SHIH VIDEON

NderkoheAmos dhe Dea krijuan një lojë të vogël së bashku. Loja ishte e tillë, që secili prej tyre duhet të zgjidhte tre banorë dhe të thonin se cilin do shtynin, cilin do puthnin dhe me kë do martoheshin.Dea zgjodhi për Amosin, Tean, Efin dhe Kiarën. Amos tha se Tean do ta shtynte, Efin do e puthte dhe se me Kiarën do martohej.

Ndërsa për Dean, Amos zgjodhi Ronaldon, Bjordin dhe Luizin. Dea zgjodhi të shtyjë Luizin, të martohej me Bjordin dhe të puthi Ronaldon.Batutat mes tyre gjatë lojës, ishin të shumta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *