Lajm i trishtë nga Greqia! Nëna gjen të pâjetë të birin 3 vjeç, jetonte e ndarë nga burri


Një ngjarje shumë e trishtë ka ndodhur së fundmi në zonën e Larissas, Greqi, ku një 3-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë.

Sipas informacioneve të “larissanet”, mëngjesin e sotëm nëna ka shkuar për të kontrolluar djalin e vogël, i cili ishte invalid dhe kishte probleme të tjera shëndetësore dhe ka konstatuar se ishte pa ndjenja.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë autoambulanca, e cila ka transportuar fëmijën në spital, ku më pas u konfirmua humbja e jetës.

Mediat greke shkruajnë se prindërit shqiptar nuk jetonin bashkë dhe se djali jetonte me nënën, ndërsa babai prej disa kohësh ishte larguar nga banesa.

Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga Spitali Farsalon, ndërsa autopsia pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vërteta të humbjes së jetës.

Ndërkohë është marrë deklarimi i plotë i nënës dhe tani pritet përfundimi i plotë i hetimit për të nxjerrë versionin perfundimtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *