Dalina Buzi godet sërish: Për mua Tea Trifoni është një gabim televiziv, nuk ka fare …


E ftuar ditën e sotme në “Ndryshe” në Top Albania Radio ishte Dalina Buzi për të komentuar ‘Big Brother Vip Albania’. Lidhur me BBV2, një format shumë të ndjekur, Dalina ka bërë një analizë të detajuar.

Sa i përket situatave të krijuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Dalina nuk i ka kursyer komentet dhe analizat, teksa është shprehur edhe për protagonistët e debateve dhe konflikteve. Lidhur me sjelljen e Teas brenda shtëpisë së BBV, Dalina ka komentuar si më poshtë.

“Ai njeriu VIP, e marrim këtë Tean e “Për’puthen”. Kur ti shkon 400 mijë veta, ajo bëhet një personazh, publiku vetë të bën personazh, televizioni ta shet personazhin…

Ajo është një nga ata njerëz që nuk e analizoj dot fare. As nuk e di kush është. Për mua Tea është një gabim televiziv.

Ajo nuk kishte identitet, u krijua aty, rrinte aty si qoftë, as foli fare, bëri këtë gjë, u shit si robot, pastaj shkoi te një lidhje tjetër, pastaj ishte te “Goca & Gra” dhe nuk fliste fare. Dhe pastaj ajo është këtu dhe fillon bërtet kot. Ti nuk ke respekt për disa njerëz.

Kjo as fjalë nuk ka thënë, as debat nuk ka bërë, ka gënjyer gjithë ato veta. Ti nuk mund të hiqesh me popullin se ata nuk të harrojnë. Prandaj njeriu duhet të jetë i vërtetë nga fillimi deri në fund.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *