Gjelat “e armatosur” vrasin dy persona


Dy burra kanë vdekur gjatë një ndeshje me gjela në Indi, pasi u prenë nga thika të vendosura te këmbët e tyre.

Gande Suryapraksha Rao, po lidhte thikat në këmbët e gjelit të tij kur gjeli u tremb nga turma, fluturoi lart dhe i preu këmbën. 43-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por u deklarua i vdekur pas mbërritjes.Në një incident të dytë, një spektator 20-vjeçar u sulmua nga një gjell ndërsa qëndronte pranë “ringut” të luftimit të gjelave. Tehu i ngjitur te gjeli i preu dorën duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe. Ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Brenda Andhra Pradesh, shteti i vendosur në bregun juglindor të Indisë, lufta me gjela është një dukuri e zakonshme, veçanërisht gjatë Sankranti, një ditë e rëndësishme në kalendarin hindu. Lufta me gjela ka qenë prej kohësh një traditë në rajon, por shumë prej tyre e kanë bërë sportin më ekstrem duke vendosur tehe në këmbët e kafshëve.

Ky version ekstrem i sportit është ndaluar në Indi që nga viti 2018. Policia është përpjekur të kufizojë këtë aktivitet në vitet e mëparshme, por ngjarjet kanë marrë një mbështetje të madhe popullore, me hotelet që janë rezervuar shumë më herët brenda rretheve Godvavari.

Bastet për gjelat variojnë nga 10,000 rupi (100 £) në 500,000 (afër 5000 £).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *