Zbulohet letra e Berishës për Luiz Ejdhin, por Arbana dhe produksioni nuk e lejuan! “I dashtun Luiz…”


Berisha, i cili nuk i njeh rregullat e Big Bradhërit, i ka nisur një letër Luiz Ejdhit, që ta falënderonte për shëndetin që ngriti në shtëpinë e famshme për të. Mirëpo rregullat nuk lejojnë komunikim. Ja çfarë i shkruante Berisha në letër Luiz Ejdhit:

I dashtun Luiz,Dollia që ngrite për mua aty në Big Bradher më shtyu të shkruaj këtë letër.Vetë emri i emisionit vjen nga libri i Xhorxh Oriell 1984 i cili tregonte për komunistët që të vëzhgonin nëpërmjet spiunëve gjithë kohën. Besoj se ti si intelektual e ke lexuar.

Nëse je kurioz se çfarë metodash përdornin për spiunim, pyet Ilir Metën. Mendimet tona si demokrat të foltores kanë qenë gjithmonë me ty. Aty i mbyllur mes katër mureve mendon për demokracinë dhe largimin e Lul Bravës, Edvin Drogës dhe fitoren e Foltores.

Nuk pendohem që në kohën e qeverisë time të nisëm edhe diplomat në Francë, ku thonë se ke lënë gjurmë të shkëlqyera dhe Sarkozija nuk të heq nga goja. Vetëm ju shqiptarët mund të sillni diplomat në Francë një që ka bërë tre këngë dhe nuk flet frëngjisht, më thoshte.

I dashtun Luiz, në Shkodër ka zhvillime të reja. Kandidat do bëhet Benet Beci. Dikur ka qenë me ne, por iku. Ka ikur nga Meta edhe Gon Çela, vëllai i Mir Çelës. Kena mbet batall Luiz.Në Tiranë po përfitojnë nga mungesa e intelektualëve si puna jote dhe po zgjedhin Skënder Gjinushin kryetar akademie. Besoj se ti dhe gjithë intelektualët që jeni mbyllur në Big, jeni kundra kësaj shfaqjeje të shëmtuar. Por kontributi juej për kulturën aty është sa dhjetë akademi.

Nga Amerika nuk ka të reja. Vetëm se Evi Kokalari na la. Më zhgënjeve doktor, më tha, nuk e mendoja se nuk ishe konservator.

Luiz, shpresojmë që komunistët mos ta bëjnë 6 muaj Bigun në mënyrë që ti mos kesh mundësi të bashkosh forcat me ne. Kur të dalësh, do t’i shtojmë ndjekësve të foltores edhe fansat e tu dhe pastaj të gjejnë vrimë ku të futen komunistët.

Unë po e mbyll këtu. Ti kur s’ke ç’a ban, m’shkruej ndonjë letër ose më nis ndonjë mesazh të koduar kur je tek dhoma tek për tek apo siç e quani ju “të fshehtë”. Ndjefsha mirë për ty, sb/ Dritare.net


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *