“Mos harxhoni drona se do u prishen!” Pas“paralajmërimit” të Eduart Grishajt, mbërrin droni në “BBV” dhe i la banoret pa fjale


“Zona e Top Channel, është shpallur ligjërisht zonë ku nuk mund të fluturosh më. Iu them atyre që kanë drona, mos u mundoni të hidhni drone sepse aty ka pajisje që nuk i lejon.

Mos i harxhoni se do bien aty, do shkojnë në polici dhe vijnë halle.” Kjo deklaratë u bë nga regjisori i “Big Brother Vip Albania”, Eduart Grishaj, vetëm pak orë më parë në “Wake Up.”

Mirëpo së fundmi një dron ka shkuar në shtëpinë e “Big Brother Vip” për aktoren Olra Gixhari. “Olta Luanesha” shkruhej në dron,ndërsa banorët nuk i kanë kursyer batutat me njëri-tjetrin. Olta u surprizua shumë për dronin dhe nuk i fshehu emocionet e saj, ndërsa Luizi me banorët ‘shpërthyen’ në batuata duke thënë se “Olta dhe Luizi janë çifti i vërtetë, Luani dhe Luanesha.”

Kujtojmë se deri më tani, Luiz Ejlli ka qenë banori i vetëm që ka marrë supriza me drone brenda shtëpisë së “Big Brother Vip.” Në fakt fansat e tij e kanë shprehu në çdo mënyrë mbështetjen e tyre për këngëtarin,duke organizuar edhe një protestë jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip” në mbështetje të Luizit, duke brohoritur emrin e tij: “O Luiz o kampion, gjithë Shqipëria ty të do.” Së fundmi Meridian Ramçaj ka shprehur se ka pasur edhe kërkesa për helikopterë për Luizin në “BBV.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *