Krijohet fenomeni unik në qiell, qytetarët mbesin “gojëhapur” , pamjet bëhen virale (Video)


Banorët e Bursës së Turqisë janë përballur me një surprizë mëngjesin e djeshëm kur një re e çuditshme rozë është shfaqur në qiell. Reja rrethore u shfaq në lindjen e diellit dhe kishte një vrimë të madhe në mes, me një formë të veçantë që disa e krahasonin me një lente kamerash dhe të tjerët me një UFO.

Reja është fotografuar mbi Qendrën e Arsimit të Hapësirës Ajrore Gokmen (GUHEM) në Bursa dhe sigurisht që ka lënë pa fjalë njerëzit që e kanë parë.Këto janë re që formohen kur ajri është i qëndrueshëm dhe erërat fryjnë mbi kodra dhe male nga i njëjti drejtim në lartësi të ndryshme nëpër troposferë.
Retë thjerrëzore e kanë marrë emrin e tyre nga latinishtja ‘Altocumulus lenticularis’, që përkthehet si ‘thjerrëza’.Ato janë të njohura për pamjen e tyre të lakuara, si një disk fluturues dhe zakonisht gjenden në lartësi rreth 1,950 – 5,000 metra. Këto re të çuditshme dhe të panatyrshme formohen ndonjëherë për shkak të kodrave ose maleve.

Ato ngjajnë shumë me formën tradicionale të disqeve fluturuese fantastiko-shkencore dhe retë aktuale thjerrëza besohet të jenë një nga shpjegimet më të zakonshme për pamjet e UFO-ve në mbarë botën. Retë e përmendura janë një shenjë e dukshme e valëve malore në ajër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *