“Tate du fustan”, në BBV do hyjë këngëtarja e dashur nga të gjithë! Është nisur që vjet, por…


Sot në mbrëmje do jetë prime i radhës në Big Brother Albania 2, ku sigurisht do jetë një natë e gjatë me plot surpriza dhe të papritura.

Regjisori Eduart Grishaj në një intervistë dje në “Wake Up” në Top Channel pohoi që do të ketë hyrje të reja në shtëpi dhe do të jenë konkurrentë të fortë.

Gjithë këto ditë është lakuar emri i këngëtarit Butrint Imeri, ku tashmë dihet historia e dashurisë që ka pasur disa kohë më parë me Kiarën.

Nëse do hyjë Butrinti apo jo, kjo gjë nuk dihet, por mediat kanë zbuluar njërin nga banorët e rinj që do të futen sot në BBV.

Ai është Xhonatan Islami, djali i Alket Islamit, dhe nga ajo që mësojmë qëllimi i tij do jetë të ndërhyjë në mes Luizit dhe Kiarës, sado ia arrijë mbetet për t’u parë.Ndërkohë që banorja tjetër që do i bashkohet shtëpisë është këngëtarja Valbona Mema, emri i të cilës është lakuar që vjet, por për arsye të ndryshme, ka vendosur të bëhet tani pjesë e BBV.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *