Kiara me shpatulla pas muri! Banoret, Kiara nuk ndjen asgjë, po bën lojë”


 

Banorët mendojnë se Luizi po i pengon lojën Kiarës. Kiara: Nuk di çfarë të them. Të gjithë kanë mendimin e tyre. Dhe Luizin e kam marrë veç, i kam shpjeguar se kam nevojë për hapësirë, gjë që ai nuk e bëri.3

Kjo gjë është problem në përgjithësi, fakti që nuk respekton hapësirën time. Ndonjëherë edhe presioni brenda shtëpisë bën të veten. Nuk më vjen keq që Luiii nuk më mendon fituese, i uroj me gjithë shpirt ta fitojë ai.

Luizi: Me aq sa kam ditur, jam munduar t’ja shpreh dhe prej saj nuk kam marrë asnjë përgjigje. Ndërkohë sot, një pjesë e madhe e banorëve, mendojnë se Kiara po bën lojë. Nuk ka njeri xhelozi këtu që thonë se Kiara po bën lojë. Kiara do ‘thyhet’ në kuptimin e mirë. Ajo puthja nuk është që është vulë, dhe kryhet ky muhabet.

Kiara: Ka shumë preison nga të gjitha anët. E ndjej këtë gjë.

Luizi: Do ja them çdo ditë, dhe jam i bindur që Kiara nuk po luan dhe nuk tallet. Unë pyeta Kristin se a duhet të tërhiqem apo jo.

Dea: Mua Luizi më duket toksik dhe që nuk i lë hapësirë fare Kiarës. Krahasimi me patentën e makinës është boshe komplet. E nënvlerësoi kur tha se nuk e shikon fituese.

Kiara: Presion nga kamerat për puthjen ka. Më bën përshtypje që banorët nuk i shoh kurrë të qeshur kur rrijë me Luizin.

Diola: Kohët e fundit kam qenë e gëzuar kur shihja Kiarën duke qeshur. E vetmja gjë që kam parë kohët e fundit, ka qenë bezdisje nga ana e Luizit.

Armaldo: Duhet ta njohë më mirë Kiarën dhe të mos mendojnë se janë në shtëpinë e Big Brother.

Olta: Luizi është i dashuruar kokë e këmbë më Kiarën dhe ajo e refuzon gjithë kohën. Mendoj që në momentin që një vajzë e refuzon një mashkull, do të thotë që nuk e don.

Kiara: Jo nuk është e vërtetë.

Amos: Nuk është mirë që Kiara ta gjejë veten krahë një mashkulli, që ka bërë atë që ka bërë. Unë mendoj se Kiara ndjen për Luizin.

Bjordi: Deri tani unë nuk e shoh si një marrëdhënie të shëndetshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *