Kush mund të jetë e dashura e Bjordit?!


Neve o e gjejmë me kë është i lidhur Bjordi Mezini o vdesim. Meqënëse i tha Oltës që partnerja e tij ishte kolege e saj (sidomos në tip) bëmë një vëzhgim lart e poshtë dhe na rezulton që i kemi ende disa aktore beqare. Na ndihmoni dhe ju me ndonjë mendim se ndoshta të gjithë bashkë e zbulojmë se cila mund të jetë ajo që i ka marrë mendjen dhe rrëmbyer zemrën, Bjordit.

Niada Saliasi

Nuk e ka bërë kurrë jetën e saj private dhe nga postimet e saj në Instagram duket sikur nuk është në një lidhje dashurie. Ndaj na lind pyetja a mund të jetë ajo me Bjordin?! Vetëm se ka një gjë në këtë mes, Niada është shoqe e ngushtë me Oltën dhe sigurisht që kjo e fundit do ta dinte e para historinë e tyre, kështu që Niada na bie poshtë.

Megi Pojani

Është përfolur për historinë e dashurisë me futbollistin, Endri Çekiçi por ajo kurrë nuk e ka pranuar këtë fakt. Ndaj meqënëse Bjordi ka qenë skenarist i serialit “Hot” ku Megi ka qenë e ftuar menduam se mos ndoshta ka ndonjë gjë mes tyre. Por gjasat janë më shumë për jo…

Esmeralda Metka (Cubi)

Nuk ndodh ajo është tepelenase do t’a hante Bjordin për mëngjes…

Anna Lika

Aktore, ngacmuese dhe tepër e shkathët. Fiks si përshkrimi që bëri Bjordi. Bashkë kanë punuar dhe tek seriali “Hot” ndaj ekziston një mundësi për të qenë bashkë. Si mendoni ju?!

Olta Daku & Monika Lubonja

Dy nga beqaret më “cool” të artit shqiptarë. Megjithëse na duket e pamundur që mund të kenë diçka me Bjordin, por edhe rast përjashtues nuk janë pasi dashuria nuk njeh moshë. Megjithëse kur e mendon thellë ato janë rrethi i përbashkët shoqëror i aktores Olta Gixharit, kështu që edhe këto dy emra bien poshtë…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *