Fifi në muajt e fundit të shtatzënisë, zbulohet gjinia e foshnjës


Për 6 muaj me radhë, Fifi zgjodhi që ta mbante sekret këtë pritje, duke vijuar e ftuar në koncerte të ndryshme. Lajmin se do të bëhet nënë e ka dhënë gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në RTSH. Ajo shtoi se po përjeton emocione të dyfishta sepse përveç shtatzënisë është e lumtur që merr pjesë në këtë festival.

“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe është se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë”, ka deklaruar Fifi në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve.

Ndërkohë, nga ajo që kemi mundur të mësojmë, Fifi pas pak muajsh do të sjellë në jetë një vajzë. Ndonëse vetë këngëtarja nuk ka ndarë shumë detaje në rrjetet sociale, miqtë e afërt i kanë zbuluar edhe këtë sekret kaq të ëmbël

Dyshimi për një shtatzëni të Fifit u shtua kur artistja nisi të bëjë deklarata publike për dasmën. Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fifi, ka surprizuar me një deklaratë të bërë në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi, po mendojnë të hedhin një hap të rëndësishëm siç është martesa.

Edhe pse nuk kanë ende një vit bashkë, Fifi është shprehur se ka gjetur më në fund dashurinë e vërtetë dhe është më e lumtur se kurrë më parë. Së fundmi, këngëtarja i ka bërë një thirrje publike këngëtarit të njohur Labinot Tahirin.“Kur të martohem vëlla dua të më këndosh në dasmë”, shkruan Fifi në një postim në “Instastory” gjatë një prej koncerteve të tij. Pak javë më parë, teksa mori pjesë në një dasmë, Fifi ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe në urimin e saj për çiftin ajo ka shtuar: “Urime! Mas juve Inshallah”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *