“E qëlloi me plumb në kokë, më pas e dogji”, dalin detaje të reja rreth vrasjes së biznesmenit shqiptar (EMRAT)


Sipas asaj që shkruajnë m ediat italiane Cristiano Mossali i është afruar nga mbrapa Ramës dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, dhe më pas e ka hipur në bagazhin e makinës duke e çuar në fshatin ku u gjet viktima, duke i vënë zjarrin.

 

 

“Dinamika e vrasjes duket mjaft e qartë. Nexhat Rama është sulmuar ndoshta nga prapa nga vrasësi i tij, i cili ka qëlluar të paktën një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas ka ngarkuar trupin në të njëjtën makinë, duke e marrë atë në fshatin ku më pas iu vu zjarri, me trupin e Nexhatit brenda”, kjo është ajo që raportojnë mediat italiane.

 

 

Sipas hetimeve 53-vjeccari Cristiano Mossali, i kishte viktimës një borxh prej 50 mijë eurosh, të cilën nuk kishte mundësi që t’ia shlyente, kjo ka qenë edhe arsyeja që e ka shtyrë në krim.

Cristiano Mossali kishte përgatitur gjithçka për të kryer krimin e tij. Ditën e ngjarjes ai u kishte dhënë leje dy punonjësve të tij që të qëndronin në shtëpi, ndërsa familjes i kishte kërkuar që ta mbronin para karabinierëve në çdo rast, duke krijuar alibinë se ditën e vrasjes së shqiptarit ai kishte qenë duke drekuar me familjen.

 

 

Por mesa duket asnjë nga alibitë e Cristiano Mossali nuk është besuar nga ana e autoriteteve italiane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *